MENU
klinika

Publikohen fotot e rralla!

Erion Veliaj, si kurrë më parë me vogëlushin e tij Kajan…

06.08.2019 - 11:02

Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa rrallëherë na informojnë në lidhje me jetën e tyre e private apo akoma dhe më tepër të na zbulojnë imazhin e foshnjes së tyre, Kajan.

Ata ditën e sotme festojnë 10-mujorin e vogëlushit të tyre Kajan!

Kryebashkiaku ka bërë një postim mjaft të këndshëm sot në Twitter, ku shfaqet duke ushqyer djalin e tij!

Kajan është rritur dhe babi kujdeset që t’i japë ushqimin e tij këtë mëngjes, para se të shkojë në punë.

“U rritëm neve”, shkruan kryebashkiaku bashkangjitur me foton e postuar në Twitter.

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë ai zbuloi se Kajanit i kanë dalë dhëmbët e parë dhe kush është prind e kupton këtë fazë delikate për të vegjlit.

Një foto të ëmbël ka ndarë edhe mami Ajola në Instagram e cila shkruan:

“10 muaj me këtë dritë të vockël por që e ndriçon të gjithë botën time ?”.

Nuk ka mbetet gjë tjetër neve, veçse t’i urojmë sa me shumë vite lumturi për Kajan!