MENU
klinika

Gjumi më i rëndësishëm se kurrë

Fjetja e mirë ndalon goditjen në tru dhe sëmundje të tjera

04.08.2019 - 16:41

Mungesa e gjumit apo dhe fjetja më shumë se ç’duhet, lidhet me rrezikun e lartë të prekjes nga goditja në tru.

Kur gjumi është I pamjaftueshëm? Po i tepërt? Shkencëtarët japonezë ishin të parët që u përpoqën t’i jepnin përgjigje kësaj pyetjeje.

Ata vëzhguan rreth 100 000 burra dhe gra të moshës së mesme për katërmbëdhjetë vjet me radhë. Krahasuar me njerëzit që flinin mesatarisht shtatë orë në natë, personat që flinin katër ose më pak orë, apo dhjetë ose më shumë orë, kishin 50 për qind më shumë mundësi të vdisnin nga goditja në tru.

Një studim i kohëve të fundit i rreth 150 000 amerikanëve e analizoi më thellë këtë çështje.

Normat më të larta të goditjeve në tru ndodhnin te personat që flinin më pak se gjashtë orë dhe tek ata që flinin më shumë se nëntë orë. Rreziku më i ulët ishte te personat që flinin rreth shtatë ose tetë orë gjumë në natë.

Studime më të mëdha në Europë, Kinë apo gjetkë konfirmojnë faktin se të fjeturit shtatë ose tetë orë gjatë natës lidhet me rrezikun e ulët të prekjes nga goditja në tru.

Nuk jemi të sigurt nëse kjo marrëdhënie është shkak-pasojë, por derisa të zbulojmë diçka më shumë, përse të mos synojmë të flemë kaq orë në natë? Gjumë të ëmbël!

Të pasura me lëndë të shumta ushqyese

Përfitimet që merrni nga konsumi i farave Chia

Shkaqet e shfaqjes dhe produktet që duhet të konsumoni

Njollat e bardha në lëkurë, shenjë e mungesës së vitaminave në organizëm!

Ja çfarë thotë studimi i fundit!

Si ndikon mbipesha në funksionet mendore

Rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Cili është niveli normal i kolesterolit tek femrat

Të pasura më lëndë ushqyese dhe veti anti kancerogjene

Disa arsye pse duhet të përfshini frutat e pyllit në dietën tuaj