Çështja shqiptaro-serbe vijon të jetë një ndër më të nxehtat në rajon dhe zgjidhja nuk duket gjëkundi.
Urrejtja shekullore mes dy popujve duket se theksohet gjithnjë edhe më shumë, ndërsa Beogradi dhe Prishtina zyrtare janë shumë larg gjetjes së gjuhës së përbashkët.
Por pavarësisht këtyre çështjeve të nxehta, një foto që po përhapet me shpejtësi në rrjetet sociale po përcjell një mesazh krejt tjetër.
Në foton e mëposhtme shfaqet flamuri shqiptar dhe ai serb, në dy peshqirë plazhi të vendosur mbi shezlonge, në një pishinë në Beograd. Fotoja është publikuara nga gazetari Idro Seferi, ndërsa është vlerësuar si nga shqiptarët, ashtu edhe nga serbët.
‘Pishina në Beograd…është e nxehtë për të gjithë’, shkruan gazetari.