MENU
klinika

Në ditën e tij të lindjes

Flor Mumajesi i mungoi publikut më shumë se…

23.08.2019 - 20:46

Prej disa kohësh, Flori Mumajesi është shkëputur nga rrjetet sociale dhe nuk dihet pothuajse asgjë nga jeta e tij.

Pasi fitoi “Këngën Magjike” me hitin “Plas”, ai nuk ka sjellë më asnjë projekt të ri muzikor dhe hera e fundit që u bë i gjallë në Instagram ishte tre ditë më parë, pasi miku i tij, Klajdi Haruni, publikoi një foto me të.

Të gjithë janë bërë kuriozë ç’ka ndodhur me kantautorin, i cili disa muaj më parë njoftoi se po mendonte të hiqte dorë nga muzika.

Sot, Flori Mumajesi ka festuar ditëlindjen dhe fansat e tij nuk e kanë harruar këtë ditë.

Megjithëse nuk ka publikuar asnjë postim në Instagram, ata e kanë uruar këngëtarin në postimin e tij të fundit, i cili daton që në 8 prill.

 

View this post on Instagram

 

♥️#mezemer @elena_lika

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Në postim kanë vërshuar komentet dashamirëse për Florin, ku e urojnë për ditëlindje.

Këngëtari dhe kantautori ka lindur më 23 gusht të vitit 1982 dhe ditën e sotme mbush plot 37 vjeç.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN