18.08.2019 - 18:03
Dramë e vërtetë në Honduras, ku një ndeshje futbolli është kthyer në një “luftë” të vërtetë që i ka marrë jetën tre personave.
Sfida mes dy rivalëve të mëdhenj Olimpia dhe Motagua solli përleshjen mes dy tifozërive, ndërsa bilanci i dhunës ishte tragjik.
Autoritetet bëjnë të ditur se tre persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetra të tjera kanë mbetur të plagosur.
Po ashtu, janë lënduar edhe tre futbollistë të skuadrës Motagua, pasi autobusi me të cilin udhëtonin u sulmua nga tifozët kundërshtarë.