MENU
klinika

Fotoja që po çmend rrjetin

Gjeniu i teknologjisë Steve Jobs ende gjallë?

28.08.2019 - 13:21

Një fotografi e postuar në rrjetet sociale të një personi që ka ngjashmëri të frikshme me Steve Jobs ka ngjallur teori të çuditshme konspirative, që aludojnë se themeluesi kryesor i Apple është ende gjallë dhe fshihet në Egjipt.

Fotoja në fjalë, e cila u publikua të shtunën në Reddit është bërë mjaft virale në rrjet, duke u shpërndarë me shpejtësi.

Disa persona ishin të bindur që ishte vërtetë Steve Jobs, ndërsa të tjerë kundërshtuan duke u shprehur se ai nuk mban në dorë një orë Apple.

Kjo nuk është hera e parë që teoricienët e konspiracionit janë shprehur se Steve Jobs është ende gjallë. Pesë vite më parë ndodhi e njëjta histori, pas një fotoje selfie të publikuar në rrjetet sociale ku shihej Steve Jobs në Rio De Janeiro.

Screenshot_138-479x600.png

Megjithatë, nuk kishte prova që tregonin kohën se kur ishte realizuar në të vërtetë fotografia në fjalë.

Ju rikujtojmë, Steve Jobs i cili falë punës së tij revolucionizoi teknologjinë, ndërroi jetë në vitin 2011 në moshën 56-vjeçare pas një beteje të gjatë me kancerin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Jeta private e themeluesit të “Apple”

Ana e “errët” e Steve Jobs

Legjenda e artit dhe pikturës

Andy Warhol, gjeniu që modeloi artin

Historia ekonomike amerikane

Një histori 400-vjeçare progresi