MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 1 gusht?

01.08.2019 - 08:04

30 pes – Oktaviani hyri në Aleksandri, duke e vënë Egjiptin nën kontrollin e Republikës Romake. Dinastia 300 vjeçare e Ptolemeut morri fund – me vetë-vrasjen e Kleopatrës. Mbretërimi i Augustit hapi një epokë të paqes relative e njohur si Pax Romana (Paqe romake), jo sepse zhvilloi më pak luftra, por sepse krijoi për Romën sigurinë e paqes – zgjeroi kufijtë duke aneksuar Egjiptin, Dalmacinë, Pannonia, Noricum, dhe Raetia, duke krijuar një zonë ndërmjetëse midis Romës së mirëfilltë dhe trojeve të huaja që synonin begatinë e saj – ishte një lloj sistemi natyral mbrojtës për Perandorinë romake. Oktaviani kishte qenë fëmijë e birësuar i Jul Cezarit, dhe edukuar në Apolloni (Fier). Oktaviani, perandori i parë romak, vdiq në vitin 14 në moshën 75 vjeçare; disa thonë se u helmua nga gruaja e tij – dhe u pasua në fron nga djali i vet i adoptuar, Tiberi.

527 – Justinian I bëhet sundimtar i vetëm i Perandorisë Bizantine. Është cilësuar romaku i fundit, pasi ishte perandori i fundit romak që përdori latinishten, por edhe sepse besonte për të ri-bashkuar perandorinë e ndarë romake. Me prejardhje ishte nga Tauresium sot Gradishtë, rreth 20 kilometra në juglindje të Shkupit – prindërit e tij ishin thrakë, ilirë ose të dy bashkë.

1498 – Kristofor Kolombi bëhet i pari evropian që viziton atë që është tani Venezuela. I mahnitur nga bukuritë e bregdetit dhe pasuritë me burime ujrash të ëmbël, që dredhuan rrugën e tij drejt lindjes, Kolombi i shkroi mbretëreshësh Izabela se kishte arritur qiellin në Tokë (parajsën tokësore).

1914 – Perandoria Gjermane i shpall luftë Perandorisë Ruse në hapjen e Luftës së Parë Botërore; gjermanët patën sukses në frontin lindor duke përfituar nga paqëndrueshmëria politike në Rusi – në vitin 1917 qeveria gjermane lejoi udhëheqësin komunist bolshevik të Rusisë Vladimir Lenin për të udhëtuar nëpër Gjermani nga Zvicra për në Rusi; historianë thonë se Lenini u ngarkua me miliona marka gjermane gjatë kthimit në Rusi; Berlini besonte se në qoftë se Lenini krijonte trazira të mëtejshme politike, Rusia nuk do të ishte më në gjendje të vazhdonte luftën e saj me Gjermaninë, duke lejuar ushtrinë gjermane të përqëndrohej në Frontin Perëndimor. Por në verën e vitit 1918, me amerikanët që filluan të zbarkonin në Evropë në shkallën prej 10.000 ushtarësh në ditë, dhe rezervat gjermane të shteruara, ishte vetëm çështje kohe para se trupat aleate ta detyronin Gjermaninë të kapitullonte.

1937 – Shkodër; vdiq Ndre Mjeda – atdhetar, klerik, poet –
Vaji i Biylbylit

“…Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfën ,
Pse po gjimon?..”

Për 7 vjet (1880 – 1887, ndihmuar nga kisha katolike, Mjeda studioi letërsi në Spanjë; retorikë, latinisht dhe italisht në Kroaci; shkroi poezi shqip; dha mësim muzike në Itali; dhe përktheu letërsi.

Më vonë studioi teologji në në Poloni, dhe dha mësime për filozofi dhe filologji, dhe shërbeu si bibliotekar, dhe profesor i logjikës dhe metafizikën. Mjeda shërbeu si anëtar i Komisisë Letrare, në Shkodër, dhe deputet në Kuvendin Kombëtar të Shqipërisë.

U tërhoq nga politika pas humbjes së Fan Nolit në dhjetor 1924; më pas, shërbeu si prift i famullisë në Kukel; dha mësime në gjuhën dhe letërsinë shqipe në kolegjin jezuit në Shkodër, deri në vdekjen e tij më 1937, në moshën 71 vjeçare.

Gjuha shqipe, nga Ndre Mjeda

“Përmbi za që lshon bylbyli,
gjuha shqipe m’shungullon
përmbi er’ që jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.
Ndër komb’ tjera, ndër dhena tjera,
ku e shkoj jetën tash sa mot,
veç për ty m’rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Qoftë mallkue kush qet ngatrri
Me ndër kto vllazën shoq me shoq,
kush e dan me flak’ e shkrime
çka natyra vet’ përpoq.

E njat tok’ që je tue gzue,
e ke zan’ tash sa mij’ vjet,
shqiptaria, që mbet mblue
sot nën dhe, edhe shqip flet.”

1957 – Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja formojnë Komandën e Mbrojtjes North American Aerospace (NORAD). që mbron sovranitetin ajror të Amerikës së Veriut. Komandanti i NORAD dhe zëvendës komandant janë përkatësisht një gjeneral amerikan me katër yje, dhe një gjeneral kanadez me tre yje.

1961 – Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert McNamara urdhëron krijimin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA), organizata e parë e centralizuar aerikane e spiunazhit ushtarak.

1966 – Spastrime intelektualësh dhe imperialistësh bëhet politikë zyrtare në Kinë në fillim të Revolucionit Kulturor.

1974 – Mosmarrëveshjet në Qipro: Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara autorizon krijimin e “vijës së gjelbër”, duke e ndarë Qipron në dy zona – greke dhe turke.

1975 – Nënshkruhet marrëbeshja e Helsinktit që çoi në krijimin e Konferencës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, KSBE sot OSBE.

2001 – Kryetari i Gjykatës së Lartë të shtetit Alabama, Roy Moore vendos një monument të Dhjetë Urdhëresave biblike në ndërtesën e gjyqësorit, duke çuar në një padi për ta hequr atë dhe largimin e tij nga detyra.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale