MENU
klinika

Almanak

Histori/ Çfarë ka ndodhur më 23 gusht?

23.08.2019 - 08:06

1775-Mbreti Xhorxh i Tretë i Anglisë deklaroi se kolonitë britanike në Amerikë ishin në rebelim të hapur. Armiqësitë ndërmjet kolonëve amerikanë dhe mëmëdheut kishin marrë tipare të dhunshme për shkak të, siç shpreheshin amerikanët, “taksave të papranueshme” të vendosura nga Parlamenti Britanik. Kolonët thonin se taksat e vendosura mbi çajin, dokumentat ligjore, gazetat dhe prodhimet e eksportuara ishin të paligjshme sepse ata nuk kishin përfaqësues në Parlament kur hynë në fuqi këto masa, megjithëse ishin qytetarë britanikë. Në atë kohë, pjesa më e madhe e kolonëve nuk donte armiqësi me Britaninë. Ata shpresonin që luftimet që po zhvilloheshin nga kolonët me tendenca radikale separatiste të përfundonin shpejt, pasi qeveria britanike t’u njihte kolonëve të drejta të plota si qytetarë anglezë. Megjithatë, me vazhdimin e luftimeve, marrëdhëniet ndërmjet kolonive dhe Anglisë u ashpërsuan më tej, dhe brenda një viti filloi revolucioni nën thirrjet për pavarësinë e Amerikës.

1833 – Ndalohet skllavëria në kolonitë Britanike.

1939 – Firmosja e paktit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop që do të firmosej nga Nazistët dhe Sovjetikët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve.

Më 23 gusht, 1942, Gjermanët arrijnë Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardojnë qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve. Këto luftime do të përgatisnin terrenin për fillimin e betejës së Stalingradit.

Beteja e Stalingradit ndërmjet Gjermanisë dhe aleatëve dhe Bashkimit Sovjetik konsiderohet shpesh herë si ngjarja që i dha një drejtim tjetër Luftës së Dytë Botërore. E zhvilluar në Stalingrad, kjo është beteja më e përgjakshme në historinë e njerëzimit me 1.5 milionë të vdekur.

1962 – U bë lidhja e parë e drejtë për drejtë televizive mes Shteteve dhe Evropës përmes satelitit Telstar.

1990 – Armenia shpall pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik.

1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perëndimore shpallin se do të ribashkohen më 3 tetor.

Çfarë u diskutua gjatë takimit në Tiranë më 1989-ën

Refuzimi që Nexhmije Hoxha i bëri Nënë Terezës për një shtëpi bamirësie!

Në 40-të vjetorin e filmit “Proka”

Mbrëmje kinematografike me regjisorin Isa Qosja

"Kur jeni zënë për herë të fundit me gruan?"

Përgjigjet plot humor që jepte Dritëroi për Sadijen

“Pasuria që s’e blejnë dot paratë”

Libri për suksesin e vërtetë dhe rritjen personale