MENU
klinika

Deklarata

I ka kërkuar dorëheqjen Ramës? Meta ofron zgjidhjen për krizën

01.08.2019 - 14:12

Në deklaratën e sotme për shtyp, kreu i shtetit Ilir Meta tha se nëse zgjedhjet nuk zhvillohen më 13 tetor, Shqipëria nuk ka asnjë shans që t’i hapen negociatat nga BE.

Meta i ka bërë thirrje kryeministrit që të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, madje Presidenti tha se ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

Presidenti tha se në rast se Rama do të donte të Ilir Meta të jepte dorëheqjen nga ky post, ai do ta bënte por me kushtin që në vendin e tij të zgjidhej si President Rexhep Meidani.

“Mos realizimi i zgjedhjeve ne 13 tetor, do të jetë kosto serioze në pikëpamjen ligjore, por është penalizmi i sigurtë, 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërie në tetor.

Kjo do të ishte një goditje e madh e gjithë perspektives europiane, që është vonuar këto 3 dekada. Unë e ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama që të reflektojë, mos pengojë zbatimin e dekretit për datë 13 tetor, ftoj KQZ dhe institucionet e tjera të mos vazhdojnë në paligjshmëri, dhe partitë opozitare që duan të marrin pjesë në zgjedhje që të regjistrohen sepse qytetarët shqiptar në përputhje me kushtetutën e Shqipërisë që kemi detyrim t’i zbatojmë.

Kanë të drejtë të zgjedhin, jo të votojnë dhe kjo është detyrim që u takon të gjithëve.

Po kështu qeveria e konsideron normale, unë nuk i kam kërkuar as kryeministrit që të japë dorëheqjen, pavarësisht se kjo është kërkuar nga opozita.

Qeverisë i kam kërkuar që të tregojë përgjegjësisë e saj, të respektojë kufijtë e saj që i ka dhënë kushtetuta dhe garancitë e nevojshme.

Unë s’kam patur iluzione, që Shqipëria do organizojë zgjedhje daneze, kjo është çështje që kërkon kulturë tjetër”, tha Meta.