Ka bërë bujën më të madhe të mundshme Sunny Hill Festival kudo nëpër botë e sidomos në vendin tonë.
Në natën e dytë e festivalit të famshëm “Sunny Hill”, që u organizua në Prishtinë nga Dua Lipa dhe babai i saj, Dukagjini pati goxha surpriza.
Këngëtarja mblodhi emra të njohur të muzikës të cilët dhanë një koncert madhështor dhe elektrizuan publikun me performancat e tyre.
Ditën e djeshme bëri xhiron e rrjetit një video ku Dua Lipa dhe reperi i njohur me origjinë shqiptare, Gashi, kërcenin me flamurin kuq e zi vallen e Tropojës, duke i treguar botës origjinën e tyre.
Mirëpo, me siguri ju kishte shpëtuar momenti kur i dashuri i ri i Duas, Anwar Hadid, kërcen së bashku me këngëtaren “Vallen e Tropojës”.
Ai hedh në krahë flamurin shqiptar dhe nis të ndjekë ritmin bashkë me Duan, duke kërcyer në mes të publikut teksa të gjithë i filmonin.
Epo jo vetëm fakti që Dua tashmë është shumë e suksesshme na bën krenarë, por edhe promoimi i kulturës nga ana e saj na bën akoma dhe më krenarë që e kemi.