MENU
klinika

Detaje

Isa Mustafa takim me Haradinajn, Limajn e Ahmetin?

19.08.2019 - 10:51

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, do të takohet me kreun e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Mësohet se ka qenë Mustafa ai që ka kërkuar këtë takim mes liderëve.

Takimi pritet të zhvillohet rreth orës 11:00.

“Po, kryetari i LDK-së na ka ftuar për një takim”, kanë pohuar brenda PSD-së, pa treguar detaje se cila është arsyeja e kësaj ftese.

Mediat në Kosovë raportojnë se edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do të jenë pjesë e këtij takimi.

Në këtë takim të sotëm pritet të nënshkruhet një koalicion mes partisë së Ahmetit dhe kryeministrit Haradinaj.