MENU
klinika

Këshilla që s’duhen humbur...

Ja si t’u jepni zgjidhje thonjve të dobët

12.08.2019 - 20:08

Thonjtë delikat, për të gjithë femrat janë një problem më vete, e sidomos pas trajtimeve që tashmë të gjitha i’u bëjnë.

Por jo vetëm femrat! Të gjithë duan thonjë të fortë  madje dhe të bukur. Dhe për të gjithë është e bezdisshme këpuja e thonjëve apo thyerja e tyre.

Do të njiheni më poshtë me disa prej këshillave më të rëndësishme që duhet të dini lidhur me forcimin e thonjve dhe shmangien e hyersjes së tyre.

 

Kufizoni ekspozimin në ujë të ngrohtë

Vishni doreza kur lani enët dhe mos I fusni thonjtë në ujë të ngrohtë ose në pishinë për një kohë të gjatë.  Mbajini thonjtë tuaj jashtë ujit për shumicën e kohës  tuaj.

 

Pini shumë (dhe shumë) ujë

Hidratimi është thelbësor për lëkurën, flokët dhe thonjtë e bukur. Pini shumë ujë gjatë gjithë ditës dhe do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë .  Trupi jo vetëm që do të jetë falenderues por do të etë I hidratuar  deri në kutikulat tuajaNjë dietë e ekuilibruar që përfshin shumë proteina do të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e shëndetit të thonjve.

 

Mbajini thonjtë tuaj sa më të shkurtër

Nëse keni probleme me thonjtë e dobët, merrni në konsideratë faktin për t’I shkutuar ata. Ndërkohë që ju I keni shkurtuar baza e thoit tuaj do të jetë duke u forcuar. Thonjtë e shkurtër janë më pak të prirur për të thyer, sepse ka më pak skaj të ekspozuar ndaj thyerjes. Vetëm sigurohuni që të rregulloni thonjtë tuaj në një drejtim.

Bëjeni  vajin e kutikulave ose kremin një pjesë të rutinës suaj

Nëse nuk i mbani thonjtë dhe kutikulat tuaja të lagura, problemet e zakonshme të thonjve si thonjtë e thyer  dhe lëkura e thatë do të fillojnë të shfaqen qysh në ditët e para. Në vend që të shkurtoni kutikulat tuaja – e cila, kur bëhet gabimisht, mund të jetë e dhimbshme dhe madje të sigurojë një hapje që bakteret të futen në thonjtë tuaj — përdorni zbutësin e kutikulave që butësisht t’i shtyni ato prapa, dhe aplikoni rregullisht vajin e kutikulave për t’i mbajtur ato të buta dhe të hidratuara.

 

Provoni të fusni thonjtë tuaj në vaj ulliri

Shumë njerëz shprehen se duke njomur gishtat në vaj ulliri ka ndihmuar që thonjtë e tyre të bëhen më të fortë. Vaji i arrës së kokosit, vaji i arganit, vaji i vitaminës E, vaji i pemës së çajit dhe vaji i kastores mund të ndihmojnë në të njëjtën mënyrë. Hidhni pak vaj në një tas dhe futni secilën dorë për 10 minuta.

 

Shmangni futjen e duarve tuaja në të gjitha produktet që kanë alkool

Kjo mund të jetë veçanërisht kontribuese në tharjen e thonjve tuaj.

Kini kujdes kur pastroni

Ekspozimi ndaj kimikateve dhe pastruesve mund të dobësojë thonjtë tuaj, kështu që mbajini thonjtë tuaj të mbrojtur gjatë punëve shtëpiake duke veshur doreza.

 

Shmangni përdorimin e thonjve tuaj si mjete

Edhe diçka aq e shpejtë sa hapja e një letrë sode ose kruarja e një afisheje bën presion në pjesën më të dobët të thonjve tuaj dhe mund të kontribuojë në thyerje e tyre.

Burimi: Juleblog