MENU
klinika

Pritjes i erdhi fundi!

Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të parë

17.08.2019 - 16:44

Një lajm i bukur vjen sot nga familja Topalli.

Vajza e tyre, Megi Topalli ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se fëmija ka ardhur në jetë ditën e sotme dhe nuk janë zbuluar më tepër detaje.

Kjo është bebja e parë në familjen Topalli, duke bërë që Jozefina të përjetojë për herë të parë emocionet e bukura të të qenurit gjyshe.

Kujtojmë se Megi kohët e fundit është vënë në qendër të mediave rozë për shkak të jetës së saj personale.

Pak kohë më parë u zbulua se Megi është në bashkëjetesë me partnerin e saj nga Shkodra, Angjelin Serreqi.