MENU

The Economist

Kjo nuk është koha e duhur për zgjedhje në Itali

22.08.2019 - 15:56

Një koalicion i dy partive si ato në Itali, një grup nativist i djathtë dhe tjetri një grup populistësh ishte i destinuar të mos mbijetonte.

Ndaj, nuk është për t’u habitur që Salvini papritur deklaroi se nuk e mbështeste më Giuseppe Conten, kryeministrin, në një përpjekje për të shkaktuar zgjedhje dhe të fitojë vetë postin.

Megjithatë, zgjedhjet do të ishin një gabim i rëndë për Italinë dhe Evropën.

Kjo mund të duket e padrejtë. Mbi të gjitha, përbërja e parlamentit nuk pasqyron opinionin publik. Por ky është një moment i pasigurt për Italinë. Ekonomia e saj është e dobët, me rritjen këtë vit që pritet të jetë vetëm 0,1%. Borxhi i madh i qeverisë, me më shumë se 130% të PBB-së, është kërcënimi më i madh për zonën e euros.

Zgjedhjet do të zgjasnin disa muaj, duke kërcënuar përpjekjet e Italisë për një buxhet deri në fund të vitit. Kjo mund të shqetësojë tregjet në një kohë kur pjesa më e madhe e Evropës është tashmë në prag të recesionit.

Nëse, anti-imigranti pro-Kremlinit, Salvini do të fitonte, ai do të ‘përplasej’ me Bashkimin Evropian për çështjen e refugjatëve dhe politikën e jashtme. Më keq, Komisioni Evropian duhet të rishikojë buxhetin e Italisë. Një propozim pritet të bëhet më 15 tetor.

Në vend që të zhvillojnë zgjedhjet, Lëvizja Pesë Yjet duhet të formojnë një koalicion të ri me Partinë Demokratike. Një koalicion i përkohshëm, mund t’u japë votuesve kohë që të kuptojnë aftësitë e tyre.

Nuk do të jetë e lehtë për këto dy parti të punojnë së bashku. Di Maio do të duhet të kapërcejë ngurrimin e partisë së tij për t’u bashkuar me njërën nga partitë tradicionale.  Partia tjetër është edhe më e përçarë. Matteo Renzi, ish-udhëheqësi i saj, favorizon një koalicion. Nicola Zingaretti, drejtuesi aktual është skeptik. Partia ka përcaktuar pesë kushte të arsyeshme për bashkëpunim. Por Zingaretti gjithashtu ka insistuar për të kundërtën.

Nëse kërkesa të tilla detyrojnë zgjedhje të reja, do të ishte gabim. Kjo nuk është koha që Italia të luajë lojëra politike.