MENU
klinika

"Koha ka mbetur vendnumëro"

Njihuni me fshatin 500-vjeçar në Gramsh

20.08.2019 - 10:07

Nëse kohët kanë ndryshuar shumë fshatra rreth Shqipërisë, në fshatin Irmath i Poshtëm në Gramsh koha ka mbetur vendnumëro.

Fshati është pjesë e qendrës administrative Kukur dhe është ndërtuar 500 vite më parë.

Në këtë fshat deri në vitin 2000 kanë banuar 27 familje me të njëjtin mbiemër.

Në Irmath të Poshtëm gjithmonë është përdorur forca e krahut dhe e kafshës.

Ashtu sikurse shihni edhe në fotot e mëposhtme banori ka ngarkuar televizorin e riparuar në qytet, mbi kafshën e tij dhe do udhëtojë për më shumë se një orë për të mbërritur në fshat.

Në Irmath të Poshtëm sot nga 27 familje jetojnë vetëm 4 familje.

Pjestarët e këtyre familjeve janë më së shumti në moshë të thyer.

Banesat e tyre janë më shumë se një shekullore, mbi të cilat qëndrojnë shtyllat elektrike të kalbëzuara.

Ato janë të lidhur me copa teli, ndërkohë përcjellësi elektrik ndodhet 2 m nga toka.