MENU
klinika

Sanchez vishet zikaltër javën e ardhshme

Marotta bind United me … 15 milionë euro

18.08.2019 - 18:43

Romelu Lukaku nuk do të jetë i vetmi lojtar i Manchester United që në sezonin e ri do të aktivizohet te Interi.

Alexis Sanchez ka arritur tashmë akordin me gjigantin italian dhe sipas mediave italiane, kiliani do të udhëtojë të martën drejt Milanos për të zyrtarizuar kalimin e tij në “Giuseppe Meazza”.

Duke iu referuar ekspertit të merkatos, Gianluca di Marzio, Inter ka rënë dakord me United për ta marrë fillimisht në huazim Sanchez, me opsionin për ta blerë për shifrën e 15 milionë eurove në verën e ardhshme.

Gjithashtu, United ka rënë dakord me Interin se gjatë kohës kur 30 vjeçari luan si i huazuar në Seria A të paguajë gjysmën e pagës.

Aktualisht, Sanchez përfiton rreth 12 milionë euro në sezon, por Interi do të paguajë vetëm 3-4 milionë euro gjatë kohës që kiliani luan si i huazuar.

E në të tilla kushte, Sanchez do të jetë në Milano mbrëmjen e së hënës, për të kryer më pas vizitat mjekësore dhe të nënshkruajë kontratën të martën. Ai kërkohej prej kohësh nga Antonio Conte, madje edhe gjatë kohës kur tekniku drejtonte Juventusin.

Për Sanchez do të jetë hera e dytë në Seria A, pas viteve 2008-2011 te Udinese.