Mbrëmjen e djeshme Robert Berisha konfirmoi ndarjen me Nora Istrefin, pas shumë vitesh martesë.
Lajmin Roberti e ndau në llogarinë e tij në Instagram, ndërsa të shumta kanë qenë komentet.
Një pjesë e fansave nuk e kanë pritur mirë ndarjen e një prej çifteve më të dashur të showbizzit. Ndërkohë mes komenteve, një prej ndjekësve e pyet Robertin se çfarë do të bëjë me tatauzhin dhe se a do ta fshijë.
Këngëtari kohë më parë ka bërë tatuazh emrin e Norës në krahun e tij.
Mbetet për t’u parë se çdo të bëjë Roberti me këtë tatuazh.
Ndërkaq kujtojmë që vetë Roberti dha lajmin e ndarjes, ku në postim të shumta kanë qenë dhe komentet nga fansat apo dhe artistë të nndryshëm.
Një ndër to është edhe Bleona Qereti. Kjo e fundit ka lënë komentin e saj në profilin e Robertit, ndërsa shprehet se i bashkohet dhimbjes së tyre.
“Fat të mirë për të dy. Ndryshe nga njerëzit e tjerë unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.