Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për datën 13 tetor.
Përmes një postim në rrjetet sociale Veliaj teksa thumbon kreun e shtetit dhe opozitën, e pranon se në 13 tetor do të ketë ‘zgjedhje’, pasi do të mbahet Maratona e Tiranës.
Mes të tjerash kryebashkiaku thekson se ndryshe nga viti i kaluar që nuk mori dot pjesë në maratonë pasi lindi i biri, Kajan, shton se këtë vit ka vendosur një ‘rekord’ për veten, pasi do të tentojë të vrapojë për 21 km.
“Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! 路♂️
Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinarët e politikës së vjetër.
Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratona e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërisht mes disa garave të ndryshme!
Unë do tentoj 21km këtë mandat. ♂️⏱”, shkruan Veliaj.
Kujtojmë se më 30 qershor u mbajtën zgjedhjet lokale, por pa pjesëmarrjen e opozitës, ndërsa Meta dekretoi një tjetër datë, 13 tetorin.