E kush nuk e mban mend sherrin e bujshëm mes dy vëllezërve Berisha ku në mes ishte dhe Tuna?
Në media nuk u fol vetëm për këtë çështje, por edhe për marrëdhënien e kunatave, Nora Istrefi dhe Tuna!
Më herët ka qenë Nora ajo që e ka sqaruar raportin e saj me Tunën dhe atë se çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa ka theksuar se nuk e sheh asnjëherë si armike.
“Shoqe të ngushta nuk kemi qenë asnjëherë dhe as armike nuk jemi. Mes meje dhe Tunë nuk ka ndodhur kurrë asgjë. Ka ndodhur një keqkuptim familjar siç e keni parë. E urrej kur emri im përflitet në media për të përfituar klikime sepse unë nuk kam karrierë të bazuar mbi skandale. Nuk dua të flas për një skandal ku nuk jam e përfshirë personalisht. Tunën vazhdoj ta respektoj si kolege. Por diçka personale s’ka ndodhur kurrë mes nesh”, u shpreh Nora.
E si gjithnjë marrëdhënia me kunatën e saj ngjall interes, Nora Istrefi na befasoi me intervistën e saj më të fundit!
E pyetur në rubrikën “Kë zgjedh” së cilën do të zgjidhte mes Tuna Sejdiut dhe Genta Ismajlit, Nora ka dhënë përgjigjen epike:
“Normalisht që kunatën”, u shpreh ajo duke qeshur.
Epo nuk ka më asnjë dyshim se gjithçka që ka nodhur nuk ka prekur marrëdhënien e dy këngëtareve kunata.