MENU
klinika

Detajet

Vritet në mes të Rrëshenit “ushtari” i Met Kananit

12.08.2019 - 12:05

Një ngjarje e rëndë është shënuar pak minuta më parë në Rrëshen.

Një burrë 45-vjeçar është vrarë në qendër të Rrëshenit.

Viktima është identifikuar si Tonin Gjini, i cili është dërguar me shenja jete në spital, por ka humbur jetën më pas.

Ende nuk ka detaje nga kjo ngjarje e rëndë e ndodhur vetëm pak minuta më parë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin kryesor të qytetit dhe e gjithë skena është parë nga kalimtarët, të cilët janë terrorizuar.

Policia ndodhet në vendngjarje, ndërsa është ngritur një grup hetimor.

Po kush është Tonin Gjini (Armando Gjini)?

Gjini është i njohur si ushtar i bandës së Met Kananit.

Më 6 maj të këtij viti viktimës i është vënë tritol mjetin e tij. Ai bashkë me familjen e tij shpëtoi mrekullisht pasi pikasi lëndën shpërthyese para se të futej në mjetin e tij.

Sasia e eksplozivit i ishte vendosur në sediljen e pasme të makinës.

Ai njihet si person me precedent të mëparshëm penal. 47-vjeçari u arrestua vitin e kaluar në datë 12 maj si pjesë e grupit të baronit të drogës, Met Kanani, por qëndroi vetëm 4 ditë në burg.

Informacion paraprak

Në qytet Rrëshen, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A.Gj. vjeç 48, banues në Rrëshen.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.