18.08.2019 - 17:14
Një donator që ka zgjedhur të mbetet anonim, ka dhuruar 170 vepra arti, për muzeun “Mead Art” në Masaçusets.
Në morinë e këtyre vlerave artistike, figurojnë emrat si: Mona Hatoum, Cindy Sherman, Christopher Williams, Candice Breitz, Laura Owens, Carroll Dunham, Mark Bradford, Analia Saban etj.
Drejtori i muzeut, David E Little, ka theksuar për këtë ngjarje, se: “Këto vepra të artit modern, do të kenë ndikim të madh në koleksionin tonë, krahas përpjekjeve tona për t’u zgjeruar”.
Ndërkohë, muaji shtator do të sjellë për artdashësit edhe ekspozitën me veprat e dhuruara, që do të çelet në këtë muze, më 10 shtator.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Galeria FAB
“Lutja” e Gazmend Lekës
Punimet e Pashk Përvathit
“Ndryshe”, Ekspozita e komunitetit rom dhe nudos
Piktori i Natyrës
‘’Ditët e Mios’’ vijnë plot impresionizëm në Korçë
Bukuri shqiptare