Policia kufitare dhe ajo e Pogradecit ka ndaluar 3 emigrantë në kufirin shqiptarë-grek.
Emigrantët e ndaluar kanë qenë të kombësive siriane dhe algjeriane të cilët janë ndaluar në afërsi të fshati Trestenik.
3 emigrantët e paligjshëm janë intervistuar dhe më pas janë kryer procedurat e mëtejshme të emigrimit ku u kthyen në Greqi, nga ku kishin kaluar ilegalisht.
Emigrantët i kishin shpëtuar kontrolleve të policisë së Devollit por më pas janë ndaluar nga blutë e Pogradecit. Synimi i emigrantëve ishte që të kalonin mes Shqipërisë dhe më pas drejt Malit të Zi.
Kujtojmë se prej disa muajsh në kufijtë e vendit tonë janë angazhuar edhe forcat FRONTEX që kanë bërë të mundur rritjen e masave të sigurisë dhe uljen ndjeshëm të kalimeve ilegale.