29.08.2019 - 15:32
Një shqiptar është arrestuar teksa kishte në automjet mbi 200 kg marijuanë.
Makina ishte duke ecur pranë një autostrade në Bolonja, kur patrulla e policisë vendosi të ndalonte shoferin për kontroll.
Por shqiptari në vend që të ndalonte iku me shpejtësi. Kështu filloi ndjekja që çoi në kapjen maksimale të 208 kilogramëve marijuane të fshehur në automjet.
Vlera e saj në treg shkon 1 milion e 200 mijë euro. Shqiptari 29-vjeçar ra në pranga pas një ndjekje që zgjati disa kilometra.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Rasti Edmond Bego
Arrestimi i shqiptarit të shumëkërkuar/ Reagon policia
Deklarata e Lu-së