MENU
klinika

Foto

Protesta për Teatrin/ Rama mesazh aktorëve: Kush ka sy të shikojë…

03.08.2019 - 16:52

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka njoftuar se së shpejti Shqipëria do të ketë një Teatër të ri të Operas dhe Baletit.

Rama shprehet se edhe pse kjo godinë ishte edhe më e mirë se ajo e Teatrit Kombëtarë, të cilën e quan “karakatina e turpshme prej tallashi”, sërish nuk mund të krahasohej me asnjë nga teatrot e Evropës.

Kreu i PS u ka dhënë edhe një mesazh artistëve të cilët protestojnë kundër shembjes së Teatrit Kombëtarë, duke shkruar se përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore.

POSTIMI I PLOTË:


SË SHPEJTI SHQIPËRIA do të ketë një TEATËR TË RI TË OPERAS DHE BALETIT (Shihni fotoalbumin e kantierit?) – Opera, edhe pse ishte ku e ku më e mirë, se sa karakatina e turpshme prej tallashi e Teatrit Kombëtar, nuk krahasohej dot as me teatrot e qytezave të Europës?

Dhe me këtë rast, kush ka sy të shikojë e mendje të mendojë, mund të shohë (edhe pse ende s’ka përfunduar Salla e Madhe e shfaqjeve), pa asnjë mundim, dallimin si nata me ditën, mes pasionit tonë për të bukurën e për dinjitozen dhe lidhjes së pandashme me shëmtinë e me pisllëkun, të atyre që u vriten sytë nga drita e të resë?

Ja kështu, njësoj, do të shkëlqejë nesër edhe Teatri i ri Kombëtar, i cili përveçse do të jetë një gëzim nga brenda për çdo artist e artdashës, do të rrezatojë edhe nga jashtë, si një kryevepër e arkitekturës bashkëkohore, falë talentit të arkitektit të famshëm danez Bjarke Ingels e të studios së tij prestigjoze “BIG”?

(Kjo vlen edhe për ata që e kanë romuzin 3D në majë të gjuhës kur komentojnë, sepse para se të niste ky kantier, 3D ishte edhe kjo këtu?)

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin