MENU
klinika

Washington Post

Pse gjithë këto sulme në Amerikë?

05.08.2019 - 16:24

Nuk ka ujqër të vetmuar. Një sulm masiv në një Walmart në El Paso të Shtunën u pohua se u krye nga një mashkull i ri, i bardhë, sipas policisë.”

Një urrejtje e tillë supremaciste është një fenomen dhe sipas FBI, kërcënimi më i madh terrorist për Amerikën.

Të shtënat në El Paso, që lanë 20 të vdekur dhe më shumë  të plagosur, u pasua disa orë më vonë nga një sulm masiv në Dejton, që vrau nëntë njerëz.

Nëse masakra e El Paso rezulton të ketë qenë krim urrejtjeje, për të cilin policia dyshon, do të jetë një shembull që tregon se çfarë po ndodh në Amerikë.

Terrori supremacist i bardhë është i rrënjosur në një komunitet. Komuniteti në thelb ka gjetur një mision, farefisnie dhe pranimi.

Të rinjtë e bardhë sot janë brezi i fundit i amerikanëve të lindur kur lindjet e bardha tejkalojnë numrin e atyre jo të bardhëve. Shtatë vjet më parë, Byroja e Regjistrimit raportoi se pakicat, veçanërisht hispanikët, ishin shumica e të porsalindurve në Shtetet e Bashkuara, një prirje që do të vazhdojë.

Është shumë e thjeshtë për të fajësuar Presidentin Trump dhe retorikën e tij inflamatore për rritjen e dhunës së bardhë-supremaciste. Por kjo nuk do të thotë se gjuha e tij nuk është një faktor kontribues. Historikisht, ideologjitë raciste nuk vdesin.

Ngjashmëritë midis gjuhës së Trump në lidhje me hispanikët, emigrantët dhe afrikano-amerikanët i shënon ata si “të tjerët” dhe është imituar nga supremacistët e bardhë.

Fjalimit publik që mund të nxisë dhunë, edhe pa atë qëllim specifik, i është dhënë një emër: terrorizmi stokastik, për një model që nuk mund të parashikohet saktësisht, por që mund të analizohet statistikisht. Demonizimi i grupeve përmes mediave masive dhe propagandës tjetër që mund të rezultojë në një akt të dhunshëm sepse dëgjuesit e interpretojnë atë si promovim të dhunës.

Trump nuk arrin ta turpërojë epërsinë e bardhë. Nëse një president kupton se gjuha e tij mund të ishte keqkuptuar dhe po kontribuonte në kërcënimin më të madh të terrorit në Amerikë sot, me siguri do të ndryshonte retorikën e tij.

Dështimi për ta bërë këtë nuk do të thotë që Trump mirëpret dhunën; do të thotë që ai nuk po i turpëron adhuruesit e tij.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN