MENU
klinika

'Të gjitha shpenzimet nga qeveria'

Rama lajm të mirë për 15-vjeçaren e sëmurë

19.08.2019 - 19:34

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me ngjarjen shumë të ndjeshme, që ka prekur thellë zemrat e gjithë shqiptarëve dhe më gjerë, 15-vjeçaren nga Fushë-Kruja, Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje shumë e rëndë dhe e rrallë.

Vajza me fytyrë engjëllore është nisur pasditen e sotme për kurim në Turqi, ndërsa Rama shkruan në “Facebook” se rasti është ndjekur me përkushtim të plotë dhe shumë përparësi. Sipas kreut të qeverisë, Elona do të kurohet në një spital publik të specializuar në Turqi, duke shtuar se të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga qeveria shqiptare.

Rama në Facebook:

Duke qenë se jo pak prej jush, interesoheni për Elonën, vajzën 15vjeçare që po lufton me një sëmundje shumë të rrallë e të rrezikshme, ju bëj me dije se e kemi asistuar me përkushtim të plotë dhe kemi ndjekur me shumë përparësi procedurën, për kurimin e saj në një spital publik të specializuar në Turqi.

Sidoqoftë ajo para pak ka mbërritur në një spital privat në Stamboll dhe në çdo rast, të gjitha shpenzimet për kurimin e saj, do t’i mbulojë Qeveria Shqiptare. Uroj megjithë zemër që vogëlushja të kthehet shëndosh e mirë në Shqipëri?, shkruan Rama.

foto galeri