MENU
klinika

Ja kush do ta shoqërojë...

Renato Mekolli nuk do jetë më i vetmi në “Hell’s Kitchen”

09.08.2019 - 14:03

Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli, ka premtuar surpriza të mëdha në edicionin e dytë të “Hell’s Kitchen”.

Gjatë edicionit të parë, Renato shoqërohej nga dy zëvendës shefa, Bleri Dervishi dhe Eri Muhaj. Mirëpo kësaj here, shefi i kuzhinës ka lajmëruar se vendin e djemve do ta zënë dy vajza.

Bëhet fjalë për një brune dhe një bjonde, të cilat ende nuk janë zbuluar për publikun.

“Dy vajza do të jenë asistentet e mia këtë sezon të ri në “Hell’s Kitchen 2”, njëra bjonde, tjetra brune… Deri në tetor kemi shumë lajme”- ka njoftuar Renato në një postim në Instastory.

Më herët, shefi i kuzhinës lajmëroi se gjatë edicionit të dytë do të jetë akoma më i rreptë me konkurrentët sesa në edicionin e parë.

Është mësuar se “Hell’s Kitchen 2” do të nisë gjatë muajit tetor.