MENU
klinika

Paralajmërimet e Kombeve të Bashkuara

‘Rikthehet’ ISIS, sulme të mundshme para fundvitit

03.08.2019 - 11:25

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se një pauzë e fundit në dhunën terroriste ndërkombëtare mund të përfundojë së shpejti, me një valë të re sulmesh të mundshme përpara fundit të vitit.

Në një raport, vëzhguesit specialistë në këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ngrenë shqetësime për deri në 30,000 të huaj që udhëtuan për në “kalifat” për të luftuar dhe që mund të jenë akoma gjallë.

“Disa mund të bashkohen me al-Kaidën ose të tjerë terroristë që mund të shfaqen. Disa do të bëhen udhëheqës ose radikalistë”, thuhet në raport.

Raporti bazohet në informacionin e ardhur nga agjencitë e inteligjencës të vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

Megjithëse ka pasur më pak sulme të suksesshme që nga 2015 dhe 2016, kur ekstremistët vranë qindra njerëz në Francë, Belgjikë dhe Gjermani, kërcënimi për Evropën “mbetet i lartë”.

“Programet e deradikalizimit nuk kanë provuar të jenë plotësisht efektive…. Luftëtarët që vuajnë dënime më të gjata nuk po i afrohen akoma lirimit nga burgu. Ata mbeten të rrezikshëm dhe vazhdojnë të paraqesin një sfidë brenda dhe jashtë sistemit penal”, vëren raporti.

Shtetet evropiane vlerësojnë se rreth 6,000 qytetarë të tyre udhëtuan në Irak dhe Siri për t’u bashkuar me ISIS ose grupe të tjera ekstremiste. Rreth një e treta u vranë, ndërsa një e treta tjetër mbetet e arrestuar në rajon ose kanë udhëtuar diku tjetër. Dy mijë ose më shumë mund të jenë kthyer në Evropë, thuhet në raport.

Vendet perëndimore deri më tani nuk kanë qenë të gatshëm të marrin përsëri qytetarët që shkuan në Siri për t’u bashkuar me Shtetin Islamik, duke i parë ata si një rrezik sigurie nëse kthehen në shtëpi.

Raporti thotë se udhëheqësit e ISIS nuk kishin njohuri të avancuara rreth sulmeve të përgjakshme në kisha dhe hotele në Sri Lanka. “Ishte një sulm i nxitur dhe udhëhequr nga vendi i frymëzuar nga ideologjia. Bombardimet synuan të forcojnë imazhin global të ISIS pas humbjes së saj ushtarake në Irak dhe Republikën Arabe Siriane.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e presidentit amerikan

“Afganistani, laborator për terroristët”