MENU

Detaje

Rrugët e amortizuara, problemi kryesor në Bulqizë

20.08.2019 - 12:51

Infrastruktura në zonat rurale është një prej problematikave kryesore në bashkinë e Bulqizës.

Shumë rrugë janë të dëmtuara dhe në to nuk është ndërhyrë prej vitesh duke vështirësuar jetën e mijëra banorëve.

Një problematikë të tillë e kanë vuajtur edhe banorët e fshatit Strikçan.

1,3 km rrugë thuajse i ka mbajtur peng ata.

Bashkia e Bulqizës po zbaton një projekt me vlerë 15 mln lekë për asfaltimin e rrugës, por siç pranon edhe kryebashkiaku Lefter Alla, Ai nuk mjafton për ta përfunduar të gjithë ndërhyrjen.

Nuk kemi arritur ta përfundojmë komplet rrugën, na ka ngel edhe një pjesë e vogël, por shpresojmë që vitin tjetër të mbarojmë edhe pjesën e mbetur të rrugës, por ti vijmë në ndihmë banorëve edhe me ujin e pijshëm dhe ujin vaditës.

Kryebashkiaku i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit thotë se përmirësimi i infrastrukturës është një nga prioritetet e tij në drejtimin e Bulqizës“.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Autoriteti Rrugor Shqiptar

Njoftimi i ARRSH: Ja akset problematike