MENU
klinika

Detajet

Sekuestrohen celularët e ish-policit, çfarë dyshohet

29.08.2019 - 13:42

Provë e vyer që mund të ndihmojë në hetimin për zbardhjen e vrasjes mafioze të ish-policit, Santiago Malko konsiderohen dy aparatët celularë të sekuestruar nga policia në makinën e viktimës.

Tashmë në duart e policisë janë edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë në rrugën “Xhanfize Keko”, në drejtim të zonës së Freskut, ku mjetit “BMW X5” që drejtohej nga Malko iu pre rruga nga një makinë tip “Benz C Class”.

Sipas dëshmitarëve, autorët që qëlluan me kallashnikov në drejtim të Malkos, ishin dy dhe të maskuar. Ata dogjën mjetin si dhe braktisën armën e krimit.

Dyshimet janë se Malko mund të jetë vrarë për hakmarrje, lidhur me konfliktet e mëparshme. Ai njihej si mik i Ervis Martinajt, dhe ishte i pranishëm në konfliktin me një të vdekur në lokalin “Monopol” në zonën e ish-Bllokut.

Telefonat e Santiago Malkos, po hetohen nga policia.