MENU
klinika

Detaje

Shkarkohet nga detyra zv/drejtori i hetimit tatimor në Tiranë

21.08.2019 - 12:20

Rreth tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet është shkarkuar nga detyra zv/Drejtori i hetimit tatimor në Tiranë, Ervin Hoxha.

Ende nuk dihen motivet për shkarkimin e Hoxhës, ndërkohë kujtojmë që edhe muajin e shkuar është pezulluar drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Enton Duro, me arsyetimin se përkundër pritshmërive, nuk kishte përmirësuar rezultatin e grumbullimit të të ardhurave buxhetore.