MENU
klinika

Ja ku ishte epiqendra

“Shkundet” sërish Greqia, tjetër tërmet godet tokën

27.08.2019 - 08:46

Një tërmet me magnitudë 3.3 i shkallës Rihter goditi sërish Greqinë. Lëkundja u regjistrua në 4:58 të mëngjesit të sotëm në det të hapur në Rodos.

Epiqendra ishte 60 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Rodos, ndërsa thellësia e matur ishte 39.6 kilometra.

Tërmeti nuk ishte i fortë por, sipas raportimeve ai ishte ndjerë në shumë zona të ishullit.