Ka ndërruar jetë në spital pronarja e argjendarisë në ish-Bllok ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm më 15 korrik.
Alma Pirra nuk ka mundur të përballojë plagët e marra pas shpërthimit në biznesin e saj.
Kujtojmë që nga shpërthimi i 15 korrikut mbetën të plagosur 5 persona.
Të plagosur mbetën pronarët e argjendarisë, bashkëshortët Sokol e Alma Pirra, 52 e 53 vjeç, punonjësja e tyre, Eneda Nura, 18 vjeç, si dhe dy kalimtarë të rastit, 23 e 24 vjeç.
Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, rezultoi se biznesi i argjendarisë zhvillonte aktivitet edhe në katin përdhe, në bodrum, të godinës disakatëshe.
Punonjësit zjarrfikës nxorën nga bodrumi dy bombola, një bombol GLN-je (gaz i lëngëzuar i naftës, kryesisht propan) me kapacitet 15 kg metalike dhe një bombol oksigjeni me kapacitet afërsisht 20 litra.