Në Hong-Kong, udhëheqësit e Kinës janë përballur me një të vërtetë të vjetër, se me pushtetin vjen përgjegjësia.
Nuk ka dyshim se Pekini ka forcën e nevojshme për të shtypur protestat pro-demokraci në ish-koloninë e Britanisë. Njëlloj, nuk ka dyshim se do të ishte e shumë papërgjegjshme nëse bëhet kjo.
Për javë të tëra, mediat kineze injoruan trazirat e Hong Kongut. Tani, të gjithë në Kinë e dinë se çfarë po ndodh.
Pretendohet, në mënyrë false, se demonstruesit janë një pakicë e dhunshme se ata janë “terroristë” dhe se marrin urdhra nga “duar të zeza” të huaja, që do të thotë nga SHBA, Britania dhe Tajvani.
Pasiguria u shtua pa dashje edhe javën e kaluar nga Liu Xiaoming, ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kinës në Britani. Ai paralajmëroi se Kina kishte fuqinë për të ndaluar protestat dhe se nuk do të rrinte pafundësisht thjesht duke vështruar, pa vepruar.
Implikimet për Kinën sigurisht që janë ekzistente. Ndërhyrja e çmendur e Donald Trump, e ngatërron më tej çështjen.
Shqetësimet për një ligj ekstradimi të propozuar nga Carrie Lam, kanë rikthyer disa çështje të pazgjidhura përsëri në vëmendje.
Ky problem është shkaktuar nga Kina, dhe Kina duhet ta zgjidhë.
Kina duhet të kapërcejë frikën e saj. E vetmja zgjidhje e arsyeshme është që të braktisë përdorimin e forcës dhe të fillojë një dialog të hapur, pa kushte me kritikët e saj. Kjo është ajo që bëjnë udhëheqësit e fortë dhe të përgjegjshëm.