MENU
klinika

Editorial i Washington Post

Sulmet masive në Amerikë tani janë rutinë

11.08.2019 - 15:08

Koha e zisë për viktimat e sulmeve masive në Amerikë, përfshirë ato një javë më parë në El Paso dhe Dayton, Ohio, nuk mund të mbarojë kurrë.

Sidoqoftë, koha e veprimit të politikëbërjes ka ardhur përfundimisht.

Shtetet e Bashkuara përballen me një kërcënim të madh për sigurinë publike. Që nga sulmi në Charleston, ka pasur një të tillë pothuajse çdo gjashtë javë.

Trump thotë se ai mbështet “kontrolle shumë domethënëse”. McConnell thotë se një propozim i tillë mund të jetë fokusi në Senat në Shtator. Megjithatë, presidenti kërcënoi të vërë veton ndaj një projekt-ligji që parashikon kontrolle në shitje të armëve private në shkurt.

Për të trajtuar problemin specifik, Kongresi duhet të merret me pajisjen aktuale: armë zjarri në stilin e sulmit, së bashku me ato me kapacitet të madh. Të dyja duhet të ndalohen.

Një armë me 100 raunde plumbash i mundësoi autorit të sulmit në Dejton të shkaktonte 41 të shtëna në më pak se 30 sekonda.

Duke theksuar masat për të ndaluar të shtënat masive në publik, ne nuk harrojmë se shumica e vdekjeve të lidhura me armë ndodhin, mjerisht, në kontekste më të zakonshme.

Vetëvrasja, krimi në rrugë dhe dhuna në familje janë probleme kronike, dhe ato gjithashtu kërkojnë një reagim inteligjent.

Por ajo që duhet t’i referohemi si vrasje “konvencionale” është zbehur edhe me rritjen e sulmeve në masë.

Aksioni i shpejtë që synon posaçërisht këtë fenomen destabilizues shoqëror është një domosdoshmëri, që hapësirat tona publike të mos jenë më vende të ankthit të përhershëm, subjekt i një sulmi vdekjeprurës të rastit.