MENU
klinika

Çfarë paske bërë Meghan?

Trondit motra e Meghan: Ajo duhej të digjej në kishë

03.08.2019 - 16:30

Ajo është gjithnjë në qendër të vëmendjes për të bërat dhe të pabërat e saj. Së fundmi por trondit botën mbarë një reagim i motrës së Meghan.

“Në vend që të blije një fustan 75.000 dollarë, mund të kishe ndihmuar fare mirë babanë tënd.”, -do të shprehej Samantha Markle, pas publikimit të fotografive zyrtare të fejesës mes princit Harry dhe Meghan.

Mirëpo ndonëse kanë kaluar vite nga ajo periudhë, duket se “motra e keqe” e historisë nuk ka ndërmend të ndalë sulmet ndaj dukeshës së re të Sussex-it edhe tani që ajo është bërë mama, duke e kthyer marrëdhënien e tyre në një skenar të denje telenovele, që me siguri nuk po i pëlqen aspak mbretëreshës Elizabeth.

Disa muaj pasi i kërkoi falje publike, Samanta e ka fyer Meghan për sjelljen e saj jo korrekte duke e quajtur pagëzimin e Archie të falsifikuar. Ajo tha më tej se: “Jam e çuditur si nuk ra zjarr në kishë, kur hyri Meghan.”

“Që motra ime të hyjë në kishë, duke ditur se çfarë i bëri babait, duke e injoruar atë në çdo festë, dasmë, është mosrespekt. Babai im ka qenë i mahnitshëm me të. Uroj që ta paguajë dhimbjen që po na shkakton. Çdo gjë që është thënë për babanë është gënjeshtër, për ta bërë atë të duket më e mirë dhe për ta lënë jashtë familjes së Archie, sepse egoja e saj nuk e lejon të pranojë atë që është e gabuar.”,- tha Samanta, duke i hedhur sërish zjarr benzinës.

Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një reagim nga Meghan.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN