MENU
klinika

Premtimet e pambajtura të Salvinit

Trumpi i Italisë, qen që leh, por nuk kafshon

08.08.2019 - 15:33

Matteo Salvini, ministri i Punëve të Brendshme dhe zëvendëskryeministri i Italisë shënoi një fitore të rëndësishme politike të hënën kur parlamenti miratoi një ligj të sigurisë që do ta bëjë më të vështirë shpëtimin e emigrantëve në det.

E megjithatë, Salvini refuzon të shkaktojë një zgjedhje, e cila mund ta shtyjë atë të bëhet kryeministër dhe të bëjë Lidhjen forcë mbizotëruese në politikën italiane.

Durimi i tij mbështetet, mbi të gjitha, në pavlefshmërinë e Lëvizjes Pesë Yje, e cila është partneri i Lidhjes në qeverinë e koalicionit të Italisë.

Nën udhëheqjen e Luigi Di Maio, ligjvënësit e partisë duken gjithnjë e më të gatshëm të kundërshtojnë axhendën e Lidhjes, pasi një zgjedhje e re mund t’u kushtojë atyre vendet e tyre parlamentare.

Të mërkurën, ata do të votojnë për një mocion parlamentar që kundërshton një lidhje me shpejtësi të lartë treni midis qytetit verior të Torinos dhe Lionit në Francë.

Në një farë kuptimi, ata janë partneri më i mirë i koalicionit që Salvini mund të ketë.

Opozita po ofron gjithashtu pak rezistencë. Forza Italia, e cila ishte aleati kryesor i Lidhjes në zgjedhjet e vitit të kaluar, po shkrihet. Salvini është me fat që ai mund të vazhdojë të ‘zhvasë’ votuesit nga Forza Italia tek Lidhja, në mënyrë që ai të mos ketë nevojë të mbështetet tek Berlusconi në të ardhmen. Partia Demokratike është e ndarë midis liderit të saj aktual, Nicola Zingaretti dhe ish-kryeministrit Matteo Renzi.

Një opozitë më efektive do të dëmtonte mbështetjen për qeverinë.

Më e rëndësishmja, Salvini duket më shumë i interesuar për popullaritetin e tij sesa politikën. Ai kënaqet duke postuar në Twitter çdo gjë, nga birra që po pi deri në festimin e ditëlindjes së Virgjëreshës Mari, dhe në luajtjen si DJ pa këmishë në një klub plazhi në bregdetin e Italisë.

Por kur shikohet se sa nga programi i Lidhjes që ai ka realizuar në të vërtetë, votuesit nuk kanë shumëçka për të festuar.

Për shembull, në politikën ekonomike. Lidhja nuk ka arritur të sigurojë premtimin e saj për të sjellë një “taksë të sheshtë” për të ulur normat e larta të Italisë. Përkundrazi, barra tatimore është rritur në tre muajt e parë të këtij viti në 38% të Prodhimit të Brendshëm Bruto nga 37.7% në të njëjtën periudhë të 2018, sipas zyrës së statistikave të Italisë.

Përpara zgjedhjeve të vitit të kaluar, Salvini u zotua se do ta nxirrte Italinë nga eurozona. Por jo vetëm që vendi është ende anëtar i bashkimit monetar, por mbështetja për euron po rritet, sipas sondazhit të fundit të Eurobarometrit. Retorika e tij anti-BE deri më tani nuk është përputhur me ndonjë veprim konkret.

Kur bëhet fjalë për vendimet për taksat dhe shpenzimet, ai vallëzon me melodinë e Brukselit.

Joefikasiteti i Lidhjes mund të ketë pak rëndësi për votuesit tani, por rrezikon të dëmtojë lojën e pritjes së Salvini.

Sa më gjatë të zgjasë kjo qeveri, aq më i lartë është rreziku që votuesit të shikojnë përtej postimeve në Twitter dhe ta kuptojnë se Salvini nuk ka arritur asgjë.

Ferdinando Giugliano shkruan kolona mbi ekonominë evropiane në Bloomberg. Ai është gjithashtu një kolumnist ekonomie për La Repubblica dhe ishte anëtar i bordit editorial të Financial Times.

Publikuar në Bloomberg

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”

Problemet me Komisionin Europian

3.5 miliardë euro gjobë për Italinë?