MENU
klinika

"Sa pak fjalë..."

“U deshën minuta ta besoja”, Rama preket për Xhuvanin

14.08.2019 - 19:25

Edhe kryeministri Rama ka shprehur pikëllimin e tij për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se iu deshën minuta të tëra për të besuar lajmin e ndarjes nga jeta të regjisorit të njohur.

Xhuvani u nda nga jeta në moshën 56-vjeçare pasi pësoi arrest kardiak në Romë. Ai po punonte për prodhimin e filmit ‘’Liqeni im’’.

Postimi i Ramës:

”O Zot! U deshën minuta të tëra ta besoja se ishte i vërtetë lajmi i humbjes së Gjergjit.

Sa shumē gjëra për të thënë e sa pak fjalë mblidhen bashkë në këtë moment…

Miku i shtrenjtë dhe i mirë qysh nga kohët më të vjetra, regjizori Gjergj Xhuvani, nuk i çeli më sytë, pasi mbrëmë përfundoi në Romë, filmin e tij të ri

S’kam fjalë…”