MENU
klinika

“Lojtari i Vitit”

UEFA shpall finalistët, sërish CR7 kundër Messi

15.08.2019 - 17:57

Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Virgil van Dijk: janë këta tre finalistët që do të diskutojnë trofeun e “Lojtarit të Vitit” që jepet nga UEFA.

Qeveria europiane e futbollit bëri publike listën përfundimtare të pretendentëve, ndërsa fituesi do të shpallet më 29 gusht në Monte Carlo.

Po në këtë ditë do të hidhet edhe shorti që do të përcaktojë grupet në edicionin 2019/2020 në Champions League.

Finalistët u përcaktuan nga një juri e përbërë nga 80 trajnerë dhe 55 gazetarë. Të tre futbollistët bënë një paraqitje të shkëlqyer në sezonin e shkuar 2018/2019. Cristiano Ronaldo fitoi me Portugalinë edicionin e parë të Nation League, si dhe titullin kampion me Juventusin në Serie A.

konica sportkonica sport mobile

Nuk qëndron pas as rivali i tij i përhershëm. Lionel Messi triumfoi me Barcelonën në La Liga, u shpall golashënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll dhe Champions League.

Ndërkohë, Virgil van Dijk fitoi Champions me Liverpool, duke u shpallur edhe lojtari më i mirë i finales. Vitin e shkuar trofeu i “Lojtarit të Vitit” u fitua nga Luca Modric.