MENU
klinika

Vendimet

Vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, KED shpall fituesit dhe humbësit

03.08.2019 - 15:43

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi njoftoi vendimet e marra në seancën e djeshme për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë.

Në njoftimin për shtyp, KED raportoi se:

“A. Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018 dhe për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur po nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.

Lejimin e kandidimit të kandidates Eris Hysi, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ndalimin e kandidimit të kandidatit Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ç. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit për kandidaturën e fundit në proces, të kandidates Marsida Xhaferllari, për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.”

NJOFTIM PËR MEDIAN:

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), në datën 02.08.2019, zhvilloi mbledhjen e radhës me këtë rend dite:

1 . Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit të kandidates Zhaklina Peto për kandidimet e saj në dy vendet vakante për Gjykatën Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Vendimmarrja lidhur me lejimin ose ndalimin e kandidimit të kandidatëve Eris Hysi dhe Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Sikurse edhe në rastet e tjera të deritanishme, shqyrtimi i rasteve të kandidatëve për vendet vakante për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë është vendosur në përfundim të procedurave të verifikimit rigoroz dhe të thelluar të ndjekura nga Këshilli, sipas ligjit dhe standardeve tashmë të njohura e të aplikuara që kërkohen për përzgjedhjen, qenien dhe konfirmimin në detyrën e magjistratit apo anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Në mënyrë të përmbledhur, në veprimet hetimore dhe procedurat e verifikimit të kandidatëve të ndjekura nga Këshilli, ndër të tjera, përfshihen:

– në lidhje me kontrollin e pasurisë, hetimi i ushtruar dhe raporti i kontrollit nga ILDKPKI, të dhënat e sjella nga me shumë se 45 institucione publike dhe subjektet private të fushës bankare, financiare, tregtare, tatimore, sigurimeve shoqërore etj., në përgjigje të kërkesave për informacion të Këshillit, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me figurën dhe integritetin, hetimi i ushtruar dhe raportet apo përgjigjet zyrtare të dërguara nga institucionet publike si Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, të gjitha institucionet e shërbimeve informative, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit;

– në lidhje me kushtet e tjera ligjore të kandidimit, verifikimi dhe hetimi mbi dokumentacionin e kandidimit të paraqitur nga vetë kandidatët, të dhënat zyrtare të sjella nga institucione publike dhe subjekte private mbi kërkesat për informacion të Këshillit lidhur me karrierën, përformacën e kandidatëve dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e kandidatëve në ushtrimin e detyrave dhe funksioneve, si edhe shpjegimet e dokumentet shtesë të paraqitura nga kandidatët rast pas rasti në përgjigje të kërkesave të Këshillit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, çmon se është vendi të përsërisë vlerësimin dhe falënderimin e veçantë për përgjegjshmërinë, korrektësinë dhe shpejtësinë, në dhënien e përgjigjeve dhe sjelljen e informacioneve të plota dhe profesionale të kërkuara nga shumica dërmuese e institucioneve publike dhe subjekteve private.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e përfaqësuesit të Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi:

Ndalimin e kandidimit të kandidates Zhaklina Peto, për vendin vakant të shpallur nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018 dhe për vendin vakant (vakancë e parakohshme) të shpallur po nga Presidenti i Republikës, në datën 07.02.2018.
Lejimin e kandidimit të kandidates Eris Hysi, për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ndalimin e kandidimit të kandidatit Klodian Rado për vendin vakant të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Ç. Gjetjet e deritanishme, në procedurën e verifikimit për kandidaturën e fundit në proces, të kandidates Marsida Xhaferllari, për një vend vakant në Gjykatën Kushtetuese dhe për Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, do të shqyrtohen në mbledhjen e radhës së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Vendimet për lejimin ose ndalimin e kandidimit, do të publikohen të arsyetuara në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë, në pjesën e caktuar për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.