MENU
klinika

I refuzoi uiskin

Video/ McGregor godet me grusht të moshuarin!

15.08.2019 - 19:45

Ylli i UFC-së, Conor McGregor, ka përfunduar përsëri në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara.

Në një video të publikuar nga “TMZ”, irlandezi shihet duke goditur me grusht një burrë, i cili besohet se refuzoi të pinte uiskin e McGregor, “Proper Twelve”.

Incidenti mësohet se ka ndodhur në një lokal të Dublinit.

Sipas “TMZ”, Conor u ka ofruar të gjithë atyre që ishin në lokal një gotë nga uiski i tij dhe problemet kanë filluar kur njëri prej tyre ka refuzuar.

Imazhet tregojnë më pas McGregor që ndan një gotë me të pranishmit e tjerë në lokal para se të godasë me grusht burrin e ulur në banak.