MENU
klinika

Përse kjo zgjedhje?

Zbuloi çdo detaj, Ed Manushi me një partnere të re

01.08.2019 - 15:35

Ende pa nisur sezoni e madje supozuar se televizioni është “me pushime” kanë nisur ndryshimet e para për sezonin e ri. Pikërisht në Top Chaneel.

Programi “E diell” me një autore të re.

Ishte vetë producenti i programit Edi Manushi, i cili i ftuar në programin veror “Pushime on Top” dha lajmin se sezonin e ri autore e “Diell” do të jetë Olsa Muhameti.

“Ne jemi një program me dinamikë dhe marrim gjithmonë njerëz të rinj, kësaj here është autorja e Pushime On Top ajo që i bashkohet ekipit. Olsa ti e di që mua më pëlqen sporti dhe kjo është një kohë merkatosh, Olsa është blerja e Diell për sezonin e ri”.

Më herët Olsa Muhameti, ka qenë autore e formateve të tjera të suksesshme në Top Channel, ajo ka realizuar dy edicione të “Pushime on Top” dhe ka qenë në krye të sezonit të parë të “Hell’s Kitchen Albania”. Autorja e re e së “Diellës” u shpreh në program, e ftuar rastësisht nga vetë Manushi se; “Kjo është një sfidë shumë e madhe, por që e pranova me shumë dashuri”.

Mesa duket e kanë marë me shumë dëshirë idenë e ndryshimeve të shumta, e sigurt ështe që edhe publiku do i pëlqejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN