MENU
klinika

Kërkohet ndihmë

Zjarr i madh në Roskovec, banorët në “luftë” me flakët

23.08.2019 - 16:08

Temperaturat e larta kanë bërë që shumë zona në jug e veri të përfshihen nga zjarri.

Një sipërfaqe e mbjellë me ullinj është përfshirë nga flakët në Roskovec, duke bërë që shumë prej drurëve të digjen plotësisht.

Nga të dhënat e para thuhet se flakët po përhapen me shpejtësi, ndërsa një banesë aty pranë rrezikon të digjet.

Banorët e zonës kanë zbarkuar në terren dhe po përpiqen me mjete rrethanore të shuajnë vatrat.

Zjarrfikëset e Patosit janë nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa terreni i thyer dhe era e fortë e bëjnë të vështirë punën e tyre.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN