Pas përhapjes masive të zjarreve në disa qarqe, si në Gjirokastër dhe Lezhë, presidenti i vendë fortë për institucionet të koordinohen në kohë për të përballuar me efikasitet situatën.
REAGIMI I METËS
Presidenti i Republikës Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.
Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.
Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.