MENU
klinika

Kujtimet e errëta dhe makthet

21 prill 1967: Një datë që grekët duan të harrojnë

20.09.2019 - 09:07

Për kolonelët e ushtrisë që përmbysën qeverinë dhe krijuan një diktaturë mizore shtatëvjeçare, 21 prilli i vitit 1967 ishte dita e Revolucionit dhe rilindja e kombit grek.

Por megjithatë, për shumicën e grekëve, kjo është një datë që ata duan të harrojnë.

Për njerëzit të cilët u burgosën dhe torturuan është një datë e cila sjell kujtime të errëta dhe makthe,edhe pas një gjysmë shekulli. E njëjta gjë vlen edhe për familjet e atyre që u vranë.

Shumë politikanë dhe Kostandini I ri , Mbreti i Greqisë, në atë kohë, i frikësoheshin faktit së ushtria ndoshta do të ndërhyjë për të nxjerrë Greqinë nga trazirat politike të mesit të viteve 1960. Pritej që të ishin gjeneralët, sidoqoftë, ishin tre oficerë të nivelit më të ulët që I kapën të gjithë në befasi kur brenda një dite morën pushtetin.

Koloneli Georgios Papadopoulos, gjenerali I brigadës Stylianos Pattakos dhe koloneli Nikolaos Makarezos, të cilët urdhëruan që tanket të veprojnë në Athinë.Ushtarët grekë morën përsipër pikat më të rëndësishme të kryeqytetit , pastaj arrestuan të gjithë politikanët kryesorë dhe gjeneral-togerin Grigorios Spandidakis – komandantin kryesor të ushtrisë greke.

Mëngjesin e 21 prillit të vitit 1967, grekët u zgjuan në breshërinë e tankeve, të shtënave të rastësishme dhe të himneve ushtarake që luheshin në radio. Pastaj degjuan njoftimin ogurzi në radio: “Forcat e Armatosura Greke marrin qeverisjen e vendit”.

Pas politikanëve, shumë qytetarë, të shquar apo jo, të cilët i përkisnin krahut të djathtë së Greqisë, u arrestuan në mënyrë metodike. 1000 emra ishin listuar tashmë dhe përfshinin personalitete si kompozitori Mikis Theodorakis dhe artiste e akademikë të tjerë më pak të njohur.

Justifikimi i kolonelëve – siç u përshkrua “junta” nga shumë persona – ishte se Greqia kishte rrezik të binte në duart e komunistëve.

“Lista e zezë ” dergoi 10000 apo më shumë persona në burg ose në kampin e përqendrimit të ishullit Yaros.Më të pafatët , pësuan tortura, duke i lënë ata të shënjuar përjetë.

Junta pezulloi 11 artikuj të Kushtetutës për të vendosur regjimin. Liria e fjalës u bë jo-ekzistente, me rregulla strikte të censurës për radion, gazetat dhe, më vonë, televizionin.
Në të njëjtën kohë, shumë grekë u bënë informatorë të policisë, duke spiunuar mbi fqinjët e tyre. Çdokush mund të arrestohej nëse dikush i thoshte policisë se “fajtori” kishte folur keq për kolonelët dhe regjimin.

Si një ekran tymi për të fshehur të gjitha aktet e tyre të turpshme – atë cfarë atëherë ambasadori i SHBA-së Phillips Talbot e kishte quajtur “një përdhunim të demokracisë” – diktatorët filluan një fushatë të punëve publike, të tilla si ndërtimi i shkollave të reja, spitaleve, fabrikave, stadiumeve dhe rrugëve. Kjo i bëri ata të pëlqyeshëm për disa grekë, por nuk ishte e mjaftueshme për atë që po ndodhte në vend.

E izoluar nga pjesa tjetër e Europës, e dënuar nga shumica e grekëve dhe sidomos të atyre që ishin në vetë-ekzil, junta bëri përpjekje për të qenë më demokratikë e më njerëzorë.Mbajtën evente të mëdha festimi në përvjetorin e 21 prillit dhe festa të tjera ku morën pjesë mijëra grekë.

Rezistenca brenda Greqisë dhe jashtë vendit vazhdoi gjatë shtatë viteve. Politikanët, intelektualët, artistët dhe akademikët që jetonin jashtë vendit u bashkuan me zërat e tyre për t’i treguar botës se kolonelët po shkelin të drejtat e njeriut dhe e mbajtën Greqinë në një regjim të pamëshirshëm.

Kur junta më në fund iu nënshtrua zemërimit të grekëve të shtypur dhe thirrjeve nga e gjithë bota, ata vendosën të kryejnë zgjedhjet. Si fillim, Papadopulos emëroi kryeministrin e greqisë Spyridon Markezinis, dhe e emëroi veten President të Republikës. Disa njerëz besonin se do të ishin zgjedhje demokratike, ndryshe nga referendumi i manipuluar I vitit 1968 për të ndryshuar Kushtetutën.

Asnjëherë nuk do të dihet se çfarë mund të kishte ndodhur nëse nuk do të kishte ndodhur kryengritja e Polytechneio-s.

Në nëntor të vitit 1973, disa qindra studentë dhe grekë të tjerë të shtypur ,pushtuan ndërtesën e universitetit teknik kombëtar të Athinës dhe u bëri thirrje kolonelëve të largohen. Ngjarjet e 17 Nëntorit, kur ambientet e universitetit u evakuan nga forcat brutale, lanë disa të vdekur.

Trazira i dha mundësinë kolonel Dimitrios Ioannidis që të rrëzojë Papadopulos në 25 nëntor me një grusht tjetër shteti. Plani i tij ambicioz për të rrëzuar kryetarin e Qipros, Kryepeshkop Makarios, në mënyrë që Greqia dhe Qipro-ja të mund të bashkoheshin, solli pushtimin turk në ishull më 20 korrik të vitit 1974. Vetëm tre ditë më vonë, Ioannidis dha dorëheqjen dhe I hapi rrugën Konstantin Karamanlis për t’u kthyer në Greqi dhe për të formuar një qeveri demokratike.

Diktatura shtatëvjeçare përfundoi me gjendjen e vështirë të Qipros, të shtuar në zonat e Greqisë, ndërsa pjesa veriore e ishullit është ende e pushtuar nga Turqia.