MENU
klinika

"Opozita, e gatshme për të hapur negociatat"

A do zgjidhet kriza? Kryemadhi: Ja ku qëndron problemi…

24.09.2019 - 15:32

Opozita e bashkuar ka mbajtur sot një mbledhje, ku është folur ndër të tjera për krizën në vend.

Mbledhja e mbajtur u kryesua nga kryetari i PD Lulzim Basha. Ndërsa, nesër pritet që opozita të ulet në një tryezë dialogu të thirrur nga OSBE, ku do të diskutohet Reforma Zgjedhore.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, pasi ka dalë nga mbledhja deklaroi se vendi është në një krizë të përgjithshme dhe se për këtë fajin e ka Edi Rama dhe jo opozita.

“Mbledhja ishte që të vëmë në dijeni zotin ambasador për problemet që ka në Shqipëri. Opozita nuk ka qenë asnjëherë problemi për krizën, por problemi ka qenë kjo maxhorancë me në krye Edi Ramën. Opozita e ka votuar reformën në drejtësi.

Opozita ka propozuar amandamente në parlament, që nuk janë miratuar. Nëse do të ishin miratuar, do kishim sot SPAK dhe byronë e hetimit. Mund t’ju kujtoj edhe ligjin për vettingun në polici. Opozita është e gatshme për të hapur negociatat me BE, sepse ne jemi pro për një Shqipëri europiane.

Kriza nuk është vetëm parlamenti, por edhe situata ku ndodhen shqiptarët. Opozita ka ngritur grupe për të zgjidhur krizën. Ajo që opozita do të propozojë nuk është për të zgjidhur krizën vetëm të Ramës, por krizën për shqiptarët”, tha Kryemadhi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Do i jap dekoratë Ramës po mori datën për negociatat”

Ironi për Ramën por dhe 2 fjalë për Bashën e Kryemadhin