MENU
klinika

Mes emocioneve...

Albani dhe Miriami zbulojnë në koncert gjininë e fëmijës

28.09.2019 - 12:11

Alban Skënderaj dhe Miriam Cani zbuluan disa muaj më parë në koncertin recital ‘Hapësira e Një Ëndrre’ në Prishtinë, se shumë shpejt familja e tyre do të shtohej me një anëtar të ri, pasi këngëtarja ishte në pritje të ëmbël.

Vetëm disa ditë më parë Miriami ka zbuluar dhe një pamje më të qartë të barkut rrumbullakosur, ndërsa mbrëmjen e djeshme gjatë kocertit recital të mbajtur në amfiteatrin e Tiranës, Albani dhe partnerja e tij kanë treguar se janë në pritje të një djali.

Publiku ka reaguar menjëherë duke duartrokitur çiftin, i cili është duke përjetuar një tjetër moment të lumtur në jetën e tyre pasi shumë shpejt do të jenë 4.

Albani dhe Miriam kanë performuar bashkë në skenë, duke shënuar një tjetër kujtim special nga recitali ‘Nën Yjet e Tiranës’.

Ky koncert për shkak të interesimin mjaft të madh të publikut do të mbahet edhe mbrëmjen e sotme, ku Albani do të dhurojë sërish emocione për fansat e tij.