MENU
klinika

Sa do të kushtojë?

Apple sjell një tjetër iPhone “low-cost”

04.09.2019 - 15:38

Apple ka planifikuar të lançojë një iPhone të ri “low-cost” për të rifituar më shumë pjesë tregu në segmentin e ulët sipas Nikkei Asian Review.

Telefoni i ri është planifikuar për Pranverën e vitit të ardhshëm dhe shihet si gjenerata e ardhshme e iPhone SE që daton që prej 2016-ës dhe shitej për 399 dollarë.

Tre burime thanë për Nikkei se pajisja do të jetë e ngjashme në madhësi me iPhone 8 e 2017-ës i cili kishte ekran 4.7-inç.

As emri e as çmimi nuk janë përcaktuar ende. Aktualisht flagshipi i Apple, iPhone XR, kushton 749 dollarë.

Të njëjtat burime thanë se telefoni i ri do të ketë të njëjtët komponentë të flagshipëve të ardhshëm të Apple por ekranin OLED do ta zëvendësojë me një LCD. Pjesa e tregut e Apple me smartfonët ka qenë në rënie. Muajin e kaluar ra në vendin e katërt pas Samsung, Huawei dhe Oppo. Një model low-cost i iPhone mund të shërbejë si injektim i ri të ardhurash për Apple.

Javën e ardhshme Apple pritet të prezantojë iPhone e ardhshëm.