MENU
klinika

A do të largohet nga Top Channel?

Arbana Osmani i zë vendin Ilda Bejlerit? Flet moderatorja

08.09.2019 - 13:27

Ndërkohë që jemi ende në merkato televizive, Arbana Osmani është një ndër moderatoret më të komentuara, sidomos pas fotos së djeshme që bëri xhiron e rrjetit.

Pak para ndeshjes Francë-Shqipëri, Arbana Osmani u shfaq nga stadiumi Stade de France, e veshur me fanellën e Kombëtares shqiptare dhe me mikrofon.

Menjëherë në portale u shkrua se Arbana Osmani do zëvendësojë Ilda Bejlerin në Digitalb. Lidhur me këto thashetheme moderatorja ka reaguar me një prononcim nga stadiumi.

“Unë nuk di ta bëj këtë gjë aq mirë sa drejtoj emisionet, prandaj t’ia lëmë më mirë Shakohoxhës. Për të gjithë portalet, unë nuk lëviz nga Top Channel. Do vazhdoj t’i bëj njerëzit të lumtur”, u shpreh Arbana.