MENU
klinika

'Të riorganizohemi si për zgjedhje'

Basha mbledh Kolegjin e Kryetarëve dhe lë porositë

28.09.2019 - 19:47

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka mbledhur Kolegjin e Kryetarëve në selinë e Partisë Demokratike.

Në këtë mbledhje mësohet se kryetari i PD-së ka lënë porositë e radhës.

Sipas tij duhet një riorganizim i PD sikur të ishte në kushtet kur do të kishte zgjedhje që ditën e nesërme.

Basha ka theksuar se fokusi do të jetë te riorganizimi i partisë, ndërkohë është diskutuar edhe Reforma Zgjedhore.

‘Të riorganizohemi si për zgjedhje’, mësohet të ketë thënë Basha.